Katica Janeva kërkon sigurim personal për të gjithë prokurorët publik për shkak të fjalimit të djeshëm të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Nga Prokuroria Speciale reagojnë se janë seriozisht të shqetësuar pasi në tubimin partiak Katica Janeva u barazua me kriminelët, falsifikuesit, mashtruesit.  Prokuroria Publike Speciale kërkoi nga MPB-ja që të caktojë sigurim personal për të gjithë prokurorët publikë në institucion., njoftojnë për “Meta” nga kabineti i prokurores speciale.

“Sa i përket fjalimit publik të kryetarit të VMRO DPMNE-së, ne duam të theksojmë si Prokurori publike jemi të shqetësuar seriozisht për shkak të së cilës kjo prokurori vendosi ti rrisë masat e sigurisë. Në këtë drejtim sqarojmë se kemi kërkuar nga Ministria e Brendshme që tu caktohen prokurorëve publik persona që do të punojnë në sigurinë personale të prokurorëve publikë ”

Lideri i VMRO DPMNE-së në fjalimin e tij para Unionit të Grave të Partisë ndër të tjera tha se do të duhet të kaloj shumë kohë “para se t’i bie në mëndje të vij në pushtet me mashtrim të madh, me bashkëpunim me shërbimet e huajat, me bashkëpunim me kriminelët, falsifikuesit, Çaushat, Vanhojtat dhe Katicat dhe me lajkaxhi të atillë që në kokën e tyre e kanë sesi t’i  zhvatin biznesmenët në qytetin e tyre”.