fbpx

Matematikë zgjedhore: 3+3+3 për KSHZ dhe 2+2 për listën zgjedhore

-

Grupet e punës të partive politike, që nënshkruan Marrëveshjen e Przhinos, sot do të kenë takim ndërsa nesër vazhdojnë me çështjen e listës zgjedhore dhe votimin e diasporës.

Siç mëson “Meta”, partitë më të mëdha politike kanë rënë dakord rreth emërimit të anëtarëve të KSHZ dhe pranuan propozimin e LSDM-së sipas të cilit ata do të zgjidhen sipas formulës 3+3+3+ gjegjësisht tre anëtarë të jenë propozim i pushtetit, tre nga opozita dhe atyre t’u shtohen tre ekspertë që do të zgjidhen me dy të tretat e shumicës në Kuvend.

Partitë politike janë larg arritjes së marrëveshjes për votimin e diasporës ndërsa ka avancim të vogël për çështjen e listës zgjedhore.

Sipas burimeve në grupet e punës, mësojmë se LSDM është për regjistrim aktiv të votuesve, me paraqitje të obligueshme. PDSH ka propozim gjegjësisht paraqitja e votuesve në listën zgjedhore të jetë e kombinuar. Kjo do të thotë, konfirmojnë burimet tona, në afat prej 4 muajsh, dy muaj të bëhet regjistrim në terren të qytetarëve të mitur, nga dera në derë ndërsa dy muaj të lihet hapësirë për regjistrim obligativ.

Burimet e “Meta” thonë se BDI është për listën e tanishme zgjedhore me atë që duhet të pastrohet ndërsa VMRO DPMNE edhe pse parimisht ka pranuar regjistrim aktiv, deri më tani nuk është deklaruar për mënyrën, edhe pse kanë prirje edhe ndaj propozimit të BDI-së për pastrimin e listës zgjedhore.

Çështja e diasporës deri më tani nuk ka lëvizur nga pika fillestare dhe partitë qëndrojnë fuqishëm në qëndrimet e tyre. VMRO DPMNE është që të ngel principi i deritanishëm i votimit të diasporës me tre njësi zgjedhore ndërsa LSDM është që diaspora të votoj, por rëndësia e votës së mërgimtarëve të jetë e njëjtë me atë të votuesve që jetojnë në Maqedoni.

Gjithashtu, larg arritjes së marrëveshjes është çështja e emërimit të prokurorit special publik. LSDM angazhohet për prokuror si institucion i veçantë, i pavarur nga prokuroria publike dhe me kompetenca të cilat do të kishin drejtim për ligj të ri special ndërsa VMRO DPMNE është për emërimin e një prokurori në suazat e ligjit dhe Prokurorisë ekzistuese.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.