Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov sërish u gjet në qendër të vëmendjes pas prezantimit të djeshëm në televizionin Telma. Rrjetat sociale shpërthejnë, duke ia apostrofuar gafat duke i krahasuar ato me të kaluarën.
Megjithatë, kjo hapi dilemën çfarë kompetenca dhe obligime, ndërsa kuptohet edhe çfarë detyra ka presidenti i shtetit të Maqedonisë.
Shifra dhe kompetenca
Për institucionin president i RM-së, këtë vit nga buxheti i shtetit janë ndarë mbi 1 milion euro gjegjësisht 1.154.308 евра.
Sipas kushtetutës, kompetencat e presidentit janë :
- Ndan mandatin për përbërje të Qeverisë së RM;
- I vendos dhe revokon ambasadorët dhe deputetët e RM jashtë vendit;
- Pranon letrat akredituese nga diplomatët të huaj;
- Propozon dy gjykatës në Gjykatën kushtetuese të RM;
- Propozon dy anëtarë të Këshillit republikan gjyqësorë;
- Emëron tre anëtarë të Këshillit të sigurisë së RM;
- Propozon anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndër- nacionale;
- Emëron dhe shkarkon edhe bartës tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet;
- Ndan mirënjohje sipas ligjit;
- Jep amnisti sipas ligjit dhe kryen poste tjera në përputhje me Kushtetutën.
Aktivitete:
Kjo është vetëm një pjesë e aktiviteteve të fundit të presidentit që janë publikuar në faqen zyrtare të internetit :
- Takime me presidentin austriak Fisher dhe homologun serb, Nikoliq;
- Takim me z. Erik Furnier, Drejtori për Evropë Kontinentale pranë MPJ-së së Republikës Franceze;
- Ivanov: Marrëveshja për periudhën e re qëndron në ndërtimin e besimit dhe sigurisë së rajonit (në “Samitin 100” në Portorozh);
- Takim me z. Ivica Daciq, nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin e jashtëm të Serbisë;
- Takim me Daniel Mitov, ministri i jashtëm i R. së Bullgarisë;
- Urime deri te z. Vladimir Putin, presidenti i federatës ruse;
- Fjalim me rastin e ndarjes së Kartës së RM për festivalin maqedonas të teatrit “Vojan Çernodrinski” “;
- Fjalim në akademinë solemne “20 vite akademi ushtarake “;
- Fjalim në akademinë solemne kushtuar Josip Juraj Shtrosmaer;
- Fjalim në seancën e Këshillit të sigurisë.
Çfarë presin qytetarët:
Edhe pse, siç thotë vet, ka shumë pak kompetenca, megjithatë qytetarët nga presidenti presin më shumë nga ajo që ai bën për momentin.
- T’i përfaqësoj interesat e tyre;
- Të jetë korrigjues i partisë në pushtet;
- Të ndërmjetësoj gjatë krizave.