fbpx

Ivanov në Krushevë, Gruevski në Shkup, Zaev në Pelincë për 2 gusht

-

Kryeministri Nikolla Gruevski në Shkup ndërsa presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov në Krushevë do ta shënojnë 2 gushtin, Ditën e republikës. Kryetari i Kuvendit Trajko Veljkanovski do të mbajë fjalim në Pelincë.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev me delegacionin e tij më 2 gusht do të jetë në Pelincë. Zëvendës- kryetarja e partisë Radmilla Sheqerinska do të jetë në Krushvo ndërsa nënkryetari Damjan Mançevski në Shkup.

Gruevski do të vendos lule të freskëta para busteve të KAÇKM, tek Metodija Andonov-Çento dhe Nikola Karev, pas çka do të mbaj fjalim.

Ndërsa nga kabineti i presidentit të shtetit thonë se për 2 gusht, Ivanov do të jetë pjesë e manifestimit qendror të festës shtetërore “Ilinden” në Krushevë.

Tradicionalisht pritet që presidenti Ivanov të vendos lule para varrit të Nikola Karev, para heronjve të përmendores “Sliva” dhe të merr pjesë në tempullin e “Shën Nikollës”.

Para manifestimit të festës kombëtare, ai më 1 gusht do të jetë pjesë e hapjes së takimeve shkencore- kulturore “Dhjetë ditë republikë e Krushevës 2015” në sheshin e Krushevës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.