fbpx

Ivanov: Pohimet e LSDM-së janë përpjekje nebuloze dhe të ashpër për manipulim

-

Pohimet e LSDM-së se presidenti Ivanov gënjen se ka vepruar sikur presidenti Gligorov dhe se e shkel Kushtetutën, paraqesin manipulim dhe gënjeshtër të ashpër me opinionin, thuhet në reagimin e kabinetit të Ivanovit ndaj njoftimit të LSDM-së.

Kabineti i Ivanovit vlerëson se pohimet e LSDM-së se presidenti, kinse vendos kushte plotësuese për ndarjen e mandatit, janë “përpjekje nebuloze dhe të ashpër për manipulim”.

“Kërkesat që presidenti Ivanov i theksoi nuk paraqesin kushte, por qëndrime politike të presidentit për prioritetet e ardhshme të qeverisë së re, që janë konzistente dhe kanë të bëjnë me të gjitha strukturat politike në vend. Presidenti Ivanov ka të drejtë të plotë legjitime që nxjerr qëndrime politike dhe kërkesa lidhur me interesat shtetërore dhe nga kjo nuk do të heq dorë edhe në të ardhmen”, shtojnë nga kabineti i Ivanovit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.