fbpx

Ivanov për Tramp: Nevojitet integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

-

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ia uroi fitoren Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Më lejoni, në emër të qytetarët të R. së Maqedonisë dhe emrin tim personal, t’u dërgoj përshëndetje të përzemërta lidhur me emërimin e juaj si presidenti i SHBA-së, si dhe t’u uroj sukses në kryerjen e këtij funksioni me përgjegjësi. R. e Maqedonisë i jep rëndësi të veçantë partneritetit strategjik me SHBA-në ndërsa angazhimi për përforcimin e mëtutjeshëm paraqet interes i veçanti për R. e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Ju qëndroni në krye të shtetit tuaj në kohë të valëve të sigurisë, sfidave globale dhe prishjes së rendit. Këto pasoja deshëm apo nuk deshëm reflektohen edhe në shtetet e Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe R. e Maqedonisë”, thuhet në urim.

Në 25 vitet tona të pavarësisë dhe sovranitetit, thuhet më tej në letër, R. e Maqedonisë gjatë kohë ballafaqohet me bllokim joparimor në rrugën evropiane dhe euro- atlantike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.