fbpx

Ivanov në takim me Hajndël: Maqedonia patjetër duhet të ketë institucione funksionale

-

I dërguari special gjerman për Maqedoninë, Johannes Hajndël, e ka përfunduar takimin me kryetarin Gjorge Ivanov, me të cilin nuk u takua javën e kaluar. Në deklaratën e përbashkët të tyre u tha se Maqedonia duhet që patjetër të ketë institucione shtetërore funksionale të cilat do të mund që në mënyrë profesionale, efikase dhe në kohë, t’i përgjigjen përballjes dhe parandalimit të kërcënimeve.

“Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se R. e Maqedonisë duhet të ketë institucione efikase që do të punojnë në mënyrë profesionale dhe efikase. Në këtë drejtim, ata theksuan se të gjithë aktorët politik duhet të tregojnë përgjegjësi, konstruktivitet dhe vetëdije të lartë për interesat e qytetarëve të shtetit” thuhet në njoftim.

Kryetari Ivanov tha se edhe më tutje do të vazhdojë që të veprojë ashtu siç urdhërojnë Ligjet dhe Kushtetuta e vendit, ndërkaq në takim u shkëmbyen mendime edhe për situatën me krizën e refugjatëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.