“Në Maqedoni ekzistojnë probleme sikur në çdo vend që na rrethon apo edhe në Evropë. Ekzistojnë kërcënime, që ne me sukses veprojmë dhe i eliminojnë ato. Qytetarët duhet të jenë të qetë sepse institucionet tona, në bashkëpunim me partnerët, i parandalojnë të gjitha rreziqet që deri më tani ekzistonin” deklaroi Ivanov.

Për sulmin e sotëm në Bruksel, presidenti nënvizoi se ngjarjet e këtilla do të ndodhin edhe më tej.

“Shërbimet duhet të bashkëpunojnë në këmbimin e informatave. Të mos robërojmë me procedura burokratike, por fakti që s’jemi në BE, nuk kemi pasur të drejtë për qasje në bazë. Ne këtë e ofrojmë për siguri të vazhdueshme edhe vendeve tjera të BE-së që në të ardhmen do të ballafaqohen me sulme tjera. Jo vetëm në Evropë, por ky është fenomen planetar” tha Ivanov.