fbpx

Ivanov: Maqedoni shkëlqyeshëm përballet me krizën e refugjatëve

-

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në Samitin për ndryshime klimaterike në Paris, ka biseduar me presidentin amerikan Barak Obama dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ivanov para liderëve botëror ka thënë se Maqedonia ka shpallur gjendje krize në lidhje me refugjatët dhe po punohet që mos të ketë kurrfarë pasoje ndaj popullatës.

“Maqedonia po merr komplimente për dallim nga disa shtete që nuk u gjendën më së miri në këtë situatë. Me presidentin Obama bisedova për integrimet euro- atlantike ndërsa me Angela Merkel për disa probleme me të cilat ballafaqohet rajoni. Ajo informoi për Samitin që është mbajtur mes BE-së dhe Turqisë, cilët masa do të merren në afat të mesëm dhe në afat të gjatë si dhe pritjet e tyre” deklaroi Ivanov.

Ivanov është takuar edhe me kryeministrin grek, Aleksis Cipras prej të cilit ka kërkuar institucionet të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna, në interes të të dy shteteve.

“Një pjesë e madhe e luftëtarëve të huaj që janë në vatrat e Sirisë dhe Irakut tani janë emigrant dhe refugjat nëpër Evropë, e cenojnë sigurinë e Evropës. Për këtë, është e nevojshme bashkëpunim mes shërbimeve sepse shkëmbimi i të dhënave me karakter të sigurisë mungonin edhe në vet BE-në” shtoi Ivanov.

Ai shtoi se me Cipras kanë diskutuar edhe për masat e ndërtimit të besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë si dhe nevojën e zbatimit të tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.