Në vend që në këto 20 vite të lirohemi nga ndasitë shkatërruese, ne edhe më shumë i thellojmë ato mes nesh ndërsa kriza është bërë përditshmëri- ka deklaruar presidenti i vendit Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij me rastin e 65 vjetorit të jubileut nga themelimi i Arkivit të shtetit.
“Sjellja e pahijshme e kundërshtarëve politik dëmton shtetin. Kriza është bërë përditshmëri. Lejuam të huajt të kujdesen më shumë për sesa ne për veten tonë. Lejuam tjetër të modelojnë sistemin politik dhe juridik” theksoi mes tjerash Ivanov.
Sipas presidentit të vendit është e domosdoshme të ndërtohet besimi në shtet dhe ndjekja për interes shtetëror.
“Në këtë ambient të tensionuar sikur po harrojmë se e kemi atë që shumë popuj nuk e kanë, shtetin. Shumë popuj e dëshirojnë atë që ne e kemi, por ne nuk e respektojmë edhe pse e kemi. Vështirë arrihet, por edhe më vështirë ruhet shteti. Milionë emigrantët nga Evropa janë përkujtim i qartë për këtë të vërtetë. Për këtë, nevojitet ndërtimi i besimit në shtetin tonë. Maqedonia të jetë për ne para gjithë gjërave tjera” tha Ivanov.
Ai porositi se si gjeneratë kemi pak kohë që të përmirësojmë përshtypjen që gjeneratat e ardhshme e kanë për ne, kur do t’i lexojnë shënimet që do t’i lëmë në arkiv.