fbpx

Ivanov ndërpret vizitën në Mosks, do ta mbledh Këshillin e Sigurisë

-

Presidenti Gjorgje Ivanov ka shkurtuar vizitën në Moskë dhe është duke u kthyer në vend pas konfliktit të armatosur në Kumanovë.

Kabineti i Presidentit ka njoftuar se Ivanov pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë, ku do të shtyrohen zhvillimet e fundit dramatike në vend.

Sipas njoftimit, presidenti Ivanov për zhvillimet e fundit ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, me presidentin rus Vladimir Putin, me presidentin çek Milosh Zeman dhe me politikanë tjerë me të cilët është takuar në Moskë.

Në kryeqytetin rus, presidenti Ivanov ka marrë pjesë në cereominë e fitores kundër fashizmit.

Për shkak të kësaj takimi i fundit i Këshillit u caktua “seancë e  kreut të shtetit”  dhe u mbajt pas sulmit të stacionit policor në Gushincë më 21  prill.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.