fbpx

ISIS-i në Falluxha ekzekuton 150 gra që refuzuan të martohen me xhihadistë

-

Të paktën 150 gra të cilat refuzuan të martohen me militantët e ISIS u ekzekutuan në krahinën perëndimore Al-Anbar të Irakut. Lajmin e bëri te ditur Ministria e të Drejtave të Njeriut në Irak

Sipas një deklarate të ministrisë të lëshuar të martën, militantët e ISIS kryen një mori sulmesh në Falluxha, dhe varrosën viktimat në varreza masive në një nga lagjet e qytetit.

“Të paktën 150 femra, përfshirë gra shtatzëna, u ekzekutuan në Falluxha nga një militant i quajtur Ebu Anas Al-Libi pasi ato refuzuan të pranojnë martesën,” thoshte deklarata. “Shumë familje u detyruan gjithashtu të migrojnë nga qyteti verior i Al-Wafa pasi qindra banorë kishin marrë kërcënime me vdekje.”

Ministria tha se shumë fëmijë vdiqën kur familjet e tyre u bllokuan në shkretëtirë pas largimit nga shtëpitë e tyre.

ISIS kontrollon shumë territore në Al-Anbar dhe është duke u përpjekur për të marrë kontrollin mbi qytetin Ramadi.

Qysh nga muaji qershor, militantët e ISIS kanë marrë nën kontroll ngastra të mëdha të territorit në Irak dhe Siri, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve të parë ndonjëherë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.