fbpx

Imigrantët brohorasin “Macedonia, Macedonia”nga ana greke e kufirit

-

Në video- reportazhin e rrjetit të televizionit amerikan “CCN” nga ana greke, shumë qartë mund të dëgjohen brohoritma “Macedonia, Macedon derisa presin në pikën e benzinës në afërsi të pikës kufitare Bogorodica, përkatësisht në Indomeni,

Në videon më të gjatë shihet se si një numër i madh i autobusëve të parkuar derisa pritet regjistrimi i imigrantëve dhe në nënshkrimin e deklaratave se destinacionin e fundit e kanë njërin nga shtet e bashkimit të BE-së, kryesisht Gjermaninë.

Kontributi i reporteres së Arva Dejmon  çdo orë transmetohet në “CCN”  kurse një pjesë të video- reportazhit e ka publikuar në “Twitter”.

Siç raporton korrespodent ynë për “Meta”, me mijëra refugjatë presin në kufirin grek me Bogorodicën, kurse në vend fillon të  rritet paniku se në shtet do të mbeten me mijëra imigrantë.
Pika kufitare në Idomeni është përplot me refugjatë nga ana greke. Në kampin e refugjatëve në Idomeni shansin për të shkuar në BE, presin rreth 700 refugjatë. Por vetëm disa kilometra larg pikës së benzinës te Pelikastro numri i refugjatëve është disa herë më i madh. Atje ka rreth 4000 persona  të cilët presin të shohin se a do të mund të hyjnë në Maqedoni.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.