Emërohet myftiu i ri i Shkupit, të shkarkuarit paralajmërojnë protesta

-

BFI për myfti të ri të Shkupit e emëroi Rexhep Jusufin. Anëtarët e shkarkuar të Myftinisë së Shkupit akuzojnë kryetarin e Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi se këtë e ka bërë në mënyrë joligjore.

“Nuk është zgjedhur, ai është emëruar nga Sulejman Rexhepi, pa vullnetin e tij. Në komunikim e sipër me Rexhep Jusufin, vet më tha se është detyruar ta pranoj këtë”, tha myftiu i shkarkuar i Shkupit, Ibrahim Shabani.

Sipas Shabanit dhe anëtarëve tjerë të shkarkuar, emërimi ka ndodhur në takim të fshehtë të enjten, ku kanë marrë pjesë vetëm pesë nga gjithsej15 anëtarë të Myftinisë së Shmupit.

Të shkarkuar thanë se drejtësinë do ta kërkojnë në gjykatë ndërsa për javën e ardhshme paralajmërojmë protesta të vazhdueshme.

“Duke pasur parasysh se vazhdimisht kemi presione të mëdha nga besimtarët, është formuar këshill iniciativ i cili do të jetë i ngarkuar për koordinimin e protestave të përditshme, që do të kenë një synim- t’i thonë STOP të keqes më të madhe të fesë islame në vend, e ajo e keqe është Sulejman Rexhepi, njoftoi ish sekretari i kësaj Myftinie, Skender Buzaku.

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...