fbpx

Identifikohet sulmuesi i parë në Paris

-

Hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë këtë të diel njërin prej sulmuesve në Paris që lanë të paktën 129 persona të vdekur.

Bëhet fjalë për shtetasin francez Omar Ismail Mostefai, i cili është përmendur si njëri prej atentatorëve si nga mediat lokale, edhe nga një parlamentar francez. 29-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë dhe dihej që ishte radikalizuar.

Hetuesit e identifikuan atë pasi gjetën gjurmë gishtash në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku ishin 3 agresorë, të cilët hodhën veten në erë sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “AFP”.

Sulmet e së premtes, të marra përsipër nga militantë të Shtetit Islamik, ndodhën pikërisht në këtë sallë koncertesh, pranë stadiumit të kryeqytetit francez “Stade de France”, si dhe në një restorant e një lokal të Parisit, transmeton tch.

Prokurorët thonë se ishin 7 sulmues gjithsej, të armatosur me kallashnikovë dhe jelekë me bomba, të organizuar në 3 grupe, ndërkohë që ekziston ende frika se ndonjë prej tyre të mund të jetë larguar nga vendi i krimit.

Kryeministri Manuel Valls bëri të ditur se Franca do të vazhdojë me vendosmëri sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, si dhe e përshkroi grupin e xhihadistëve si një armik të mirë organizuar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.