fbpx

Ibrahimovski: Pushteti nuk ka faqe të bardhë e jo romët

-

“Duam liri”, “Edhe unë jam rom”, “Mjaft  me diskriminim”, “Drejtësi për romët”, Dorëheqje Jankulloska”…me këtë parulla romët nga e tërë Maqedonia e filluan marshin kundër diskriminimit, që siç thonë, e kryen pushteti mbi ta.

Protesta filloi prej sallës së sportit “Kale” ku u parkuan disa autobusë, për të cilët, sipas Samka Ibrahimovski, kryetarit të PEPR, kanë qenë në numër shkaku i presioneve nga pushteti.

Drejtimi përfundimtar i marshit protestues ishte godina e Qeverisë, ku në altoparlant u lëshuan disa regjistrime nga “bombat” që po i publikon opozita javëve të fundit. “Bombat” ishin për parregullsitë zgjedhore në Shuto Orizarë.

Në “bombën” e parë që e publikoi PEPR para Qeverisë, dëgjohej se si Jankulloska thotë se mirë e kanë përfunduar punën në Shutkë dhe Kumanovë. I kanë thënë se si një rome, e punësuar në MPB, është ofruar për të holla të kurdis Samka Ibrahimovski në situatë të këtillë që ata të mund të fotografojnë.

Në një pjesë të bisedës me bashkëfolësin, Jankulloska thotë se ndoshta duhet ta bëjnë këtë që të kenë dëshmi për çdo rast.

Në dy “bombat” tjera, Jankulloska romët i quan maxhyp dhe thotë “vetëm mos të fitojnë në raundin e parë ndërsa në të parin, nëse duhet për veshë do t’i nxjerr të votojnë”.

Para të pranishmëve në protestë fjalim mbajti Senad Bajramovski, kryetari i organizatës së të rinjve në suazat e PEPR. Ai i porositi se edhe pse janë rom, votat e tyre vlejnë njëjtë sikur të qytetarëve tjerë dhe secili duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tij për votë ashtu siç mendon se do të jetë mirë për ardhmërinë e tij.

-Na kthejnë nga kufijtë, na shkurtuan asistencën sociale, nuk kemi të drejtë për arsim normal, nuk kemi të drejtë për punë, kështu që çfarë të bëjmë në këtë shtet. Na kërkojnë dhe në dëgjojnë vetëm për zgjedhje e pas kësaj harrojnë çfarë kemi thënë. Romët janë populli më i diskriminuar në R. e Maqedonisë. Na trajtojnë vetëm si makineri votuese. Sot jemi këtu që t’i themi “stop” diskriminimit. Ne jemi romë e jo maxhyp. Por, para se gjithash jemi njerëz, qytetarë të këtij vendi. Këtu jemi t’u themi se romët më nuk ju duan”.

 

Samka Ibrahimovski i falënderoi të pranishmit dhe tha se është shumë mirë që krahas presioneve, kanë ardhur këtu për ta shprehur qëndrimin e tyre.

-Të nderuar romë. Sot jemi mbledhur këtu që të tregojmë se ka kush ta ngrit zërin. Romët kanë masën e tyre kritike. Romët kanë imazh dhe dinjitet ndërsa ata që ndjehen si romë dhe ata që nuk kanë problem që të kapen për veshi, le të qëndrojnë aty ku janë. Ne jetojmë në këtë shtet, paguajmë tatim, njëjtë kontribuojmë për zhvillimin e vendlindjes sonë që nga koha e Hitlerit. VMRO DPMNE asnjëherë nuk ka punuar për interesat e romëve, nuk kanë vesh për kërkesat tona ndërsa partitë rome në pushtet janë të interesuara vetëm për pozitat dhe interesat e tyre personale.

Lideri i PEPR theksoi se është koha që t’i vendoset fund diskriminimit të romëve dhe qeverisjes së romëve.

 

-Ky është fillimi i fundit tuaj dhe paralajmërim për liri të re për të gjithë qytetarët e RM-së. Duam pushtet i cili nuk do ta vjedh popullin e vet. Duam drejtësi sociale. Duam demokraci. Ne jemi romë, ne kemi faqe të bardhë. Ju nuk keni faqe të bardhë, ju jeni nga Belizeja. Mbollët dhe korrët me Subrata Rojin, doli një bizele e imtë për minj. Premtuat lopë ndërsa realizuat minj. E mbindërtuar dhe zgjeruar vetëm me minj. I thërras të gjithë njerëzit e ndershëm dhe të përgjegjshëm, që janë në funksionet përgjegjëse, të fillojnë të japin dorëheqje që ta lajnë turpin dhe të jenë me popullin e tyre- tha lideri i PEPR.

Ibrahimovski kërkoi dorëheqje nga ministrja e brendshme, duke thënë se ajo është “e vdekur politikisht”.

 

-Populli më nuk është me ju. Por, “bomba” më e fuqishme është bomba sociale. Kur ajo do të shpërthej, nuk do të ngel asgjë nga ju. Largohuni, populli nuk ju dëshiron- tha Ibrahimovski, duke shtuar se kjo është vetëm fillimi i marsheve që do të organizohen.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.