fbpx

Edhe nëse e ftojnë, Zaev s’mund të shkoj në Bruksel

-

Që të eliminohet mosbesimi mes palëve të përfshira, komisari evropiane për zgjerim, Johanes Han ka insistuar takimi i parë i përfaqësuesve të VMRO DPMNE dhe LSDM të mbahet në terren neutral gjegjësisht në Bruksel, njofton Vest.

Megjithatë, edhe nëse pranon LSDM të merr pjesë në këto bisedime, nuk mund ta dërgoj liderin e vet Zoran Zaev sepse si i dyshuar në aferën “Puçi”, i është marrë pasaporta.

Nga LSDM thonë se Zaev asnjëherë nuk ka planifikuar të largohet nga Maqedonia, dhe për këtë shkak është e palogjikshme që i është marrë pasaporta dhe nuk duan të spekulojnë lidhur me atë se çfarë do të bëhej nëse dikush do ta ftonte liderin e tyre për takim jashtë Maqedonisë.

Kjo hap dilemën nëse dhe si do të merrte pjesë lideri opozitar në ndonjë takim nëse mbahet jashtë Maqedonia dhe a mund ta bëj këtë në vende si Shqipëria dhe Serbia me të cilat shteti ka nënshkruar marrëveshje për udhëtim vetëm me letërnjoftime.

Analistët e kësaj problematike thonë se Zaev në asnjë mënyrë nuk guxon të udhëtoj diku, as me letërnjoftim sepse për të është lëshuar ndalesë për largim të shtetit. Për këto arsye edhe i është marrë pasaporta.

Megjithatë, në çdo kohë Prokuroria publike mund t’ia kthej pasaportën, madje edhe sërish t’ia merr kur Zaev do të kthehej në vend.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.