Në orët e drekës sot në Shkup, sipas informacioneve jozyrtare, do të mbërrijnë eurodeputetët Vajgël, Kukan dhe Houit, për tu takuar pasdite me liderët e katër partive.
Në qarqet e këtushme politike në Shkup, ekziston bindja se eurodeputetët nuk po munden të ndikojnë mjaftueshëm në vendimet e liderëve partiakë, sidomos tashmë që BE-ja dhe SHBA-të, qartë dhe preras kanë thënë se nuk ka kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike për 24 prill të këtij viti.
Megjithatë, eurodeputetët po vijnë në momentin dhe ditën kyce. Nëse sot deri në mesnatë nuk ndryshohet Kodi zgjedhor dhe nuk respektohet vendimi për shpërbërjen e parlamentit, do të hyjmë në periudhën parazgjedhore ku do te ketë zgjedhje pa opozitën, gjë e cila sipas pritshmërive, do ta thellojë skajshëm krizën politike në Maqedoni.
Të rijuktojmë se edhe krahas paralajmërimeve se do të vijë këtë muaj, eurokomisari Johanes Han, nuk e realizoi një gjë të tillë, por, ai, megjithatë, nga Brukseli lëshoi porosinë: Se kualiteti i zgjedhjeve është më i rëndësishëm, se data për zgjedhjet.

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli në intervistë për televizionin “Kanal 5” tha se Marrëveshja e Përzhinos nuk është e vdekur, por se ka prekur në pikën nga e cila nuk ka kthim.

“Çështja kyçe është që të vendoset dita e zgjedhjeve. Kjo është çështja më kritike në letrën që ia dërguam kryeministrit. Ende jam i bindur se Marrëveshja e Përzhinosë shtë e gjallë. Bëhet fjalë për rrugë që do të na dërgoj drejt daljes nga kriza. Jam optimist se kjo do të kalojë sepse në këtë mënyrë kryhen gjërat” thotë Bejli.