fbpx

Holanda dhuron ndihmë mjekësore prej 500.000 еuro

-

Donacioni holandez me ndihmë mjekësore, në vlerë prej më shumë se 500.000 euro këtë javë do të arrijë në Shkup, njoftoi sot ambasada e Holandës në Shkup në faqen e Facebook-ut.

 

“Dëmet në disa rajone janë aq të mëdha dhe për këtë dërgojmë ndihmë mjekësore. Është shumë e rëndësishme produktet që arrijnë sa më shpejtë në vendet e vërshuara që të mund të pengohet gjendja dhe të mos ketë përkeqësim” thuhet në deklaratën e ministres së zhvillimit, Lilian Plumen.

Në njoftim thuhet se në 20 pakot me ndihmë mjekësore ka preparate për intubacion, materiale për përforcim, maska oksigjeni, aparate për matjen e shtypjes, bocela gastrike, batanije, instrumente mjekësore, fasha dhe ngjitëse. Ndihma pritet të arrijë në Maqedoni të premten.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.