Human Rights Watch: Maqedonia të ndaloj dhunën policore ndaj emigrantëve

-

Human Rights Watch: Maqedonia të ndërpresë me dhunën ndaj emigrantëve

Autoritetet maqedonase duhet menjëherë të ndërpresin dhunën ndaj emigrantëve në  kufirin jugor me Greqinë, informoi Human Rights Watch (HRW)

Kjo organizatë u apeloi autoriteteve të hetojnë përdorimin e djeshëm të shok- bombave, gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme  dhe mbylljen e kufijve. Nga HRW gjithashtu kërkojnë që personat që kanë përdorur dhunë dhe të paligjshme, duke përfshirë edhe ata me zinxhirë të komandës  kompetente, të mbajnë përgjegjësi.

Këto janë akuza serioze për  tejkalimin  e dhunës së ushtruar nga policia maqedonase ndaj personave që kërkojnë mbrojtje. Autoritetet maqedonase duhet t’i mbrojnë emigrantët, duke përfshirë fëmijët dhe të gjithë ata të cilët ikin nga lufta dhe përndjekja, e jo t’i jap dritë jeshile policisë  dhe ajo të hap zjarr ndaj tyre- thotë Emina Çerimoviq, bashkëpunëtore shkencore në “Human Rights Watch”.

Reagimi i HRW  pasoi menjëherë pas raportimeve, fotografive dhe filmimeve të organizatave lokale humanitare, të Mjekëve pa kufij dhe mediave se policia maqedonase ka gjuajtur me plumba gome, gazë lotsjellës dhe shok- bomba ndaj 3000 emigrantëve të cilët kanë tentuar  nga Greqia të hynë në Maqedoni.

Më tej thuhet se kushdo që ka përdorur forcë të tepruar dhe ka shkelur ligjin, duke përfshirë të gjithë përfaqësuesit e lartë të cilët janë përgjegjës për veprimin e policisë duhet të jep përgjegjësi, thonë nga Human Rights Watch.

 

 

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...