fbpx

Heraldikët përshëndesin propozimin e stemës së re

-

Propozimi i stemës së re në Maqedoni, të cilin dje Qeveria e miratoi, nga aspekti heraldik është krejtësisht  në rregull, konsideron Jovan Jonovski, kryetari i shoqatës maqedonase “Heraldika”.

Bëhet fjalë për propozim i cili del nga tradita heraldike shekullore evropiane, në të cilën stemë dominuese për vendin Maqedonia ose mbretërit e saj është pikërisht luani i kuq mbi platformën e artë- të verdhë. Stemë të këtillë hasim në ilustrimet e Vilem Verlandit të vitit 1481 dhe stemat e Zherom de Baras 1581  por edhe te stemagrafitë e Vitezoviqit 1694 dhe Zhefaroviq 1741, deklaroi Jonovski për “Metën”.

Sipas Jonovskit, propozimi i ri i stemës nuk duhet të nxisë reagime negative tek shtet fqinje të Maqedonisë, sepse “asnjë vend fqinj nuk përdor, dhe asnjëherë nuk ka përdoru stemë me kështu përhapje të elementeve dhe ngjyrave”, përkatësisht luan të xhindosur në platformën e artë- të verdhë”.

 

Некогашниот грб на градот Драч, кој потекнува од печат од 1873 година
Stema e dikurshme e qyetit të Durrësit, e shpallur në vitin 1873

Pjesa dërmuese e vendeve ballkanike si burim themelor të stemës së vendeve të tyre  bazohen tek  vepra “Stematografia” e H. Zhefaroviqit et 1741. Në këtë vepër stema maqedonase është luani i kuq mbi një platformë të artë, që do të thotë nuk ka hapësirë për mospajtime- thotë Jonovski.

Stema e dikurshme e qytetit të Durrësit, që është e shpallur në vitin 1873.

Luani si simbol  është i pranishëm në shumë stema të botës. Sipas heraldikëve që i kontaktoi “Meta” një stemë të ngjashme, por pa kurorë gjatë historisë është përdorur edhe në Shqipëri.

Në librin “Heraldika shqiptare” e autorit Gjin Varfi e botuar në vitin 2000 është paraqitur stemë sikurse kjo që sot propozohet. Bëhet fjalë për stemën e dikurshme të qytetit të Durrësit e cila daton nga një vulë e vitit 1873. Në stemën e propozuar kurora e artë- e verdhë që është në formën e kalasë dhe është zbukuruar me perla dhe rubinë simbolizon rregullimin republikan të shtetit.

Maqedonia nga pavarësimi deri më tani nuk miratoi stemë të re. Në vitin 2009 bëri intervenim të vogël në stemën e vitit 1946, me çka u hoq ylli pesëcepësh, që daton  nga periudha socialiste nga RSFJ-ja.

Propozimi i stemës së re tashmë është pranuar edhe nga partneri i koalicionit BDI-ja, sidomos që në të kaluarën edhe feudalët shqiptar në të kaluarën në stemat e tyre e kanë përdorur luanin.

Propozimi i stemës së re të Maqedonisë, së shpejti do të gjendet  para deputetëve në Kuvend, por që të ndryshohet simboli nevojitet ndryshimi i Kushtetutës, përkatësisht shumica e dy të tretave dhe e ajo badenterit, prej 82 votave që VMRO- DMPNE-ja dhe BDI-ja bashkë kanë këtë shumicë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.