fbpx

Hashim Thaçi : Shkupi dhe Athina ta marrin modelin e Beogradit dhe Prishtinës

-

Ministri kosovar i punëve të jashtme, Hashim Thaçi i cili sot në Shkup u takua me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki, deklaroi se Shkupi dhe Athina mund të përdorin modelin dhe përpjekjet që Prishtina dhe Beogradi i bëjnë për tejkalimin e kontesteve të ndërsjella.

-Kosova angazhohet për rajon të qëndrueshëm dhe të qetë, me perspektivë të qartë evropiane. Maqedonia ishte një ndër vendet e para që njohu Kosovën dhe ne jemi falënderues për këtë. Qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE dhe pikërisht për këtë Kosova ofron mbështetje ndaj euro- integrimeve të Maqedonisë ndërsa ofrojmë mbështetje edhe për gjetjen e zgjidhjes për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Si model për këtë mund të shërbejnë përpjekjet që i bëjnë Prishtina dhe Beogradi ndërsa për të arritur këtë marrëveshje, thjeshtë, duhet kontestet e vjetra të lihen në të kaluarën dhe të shikohet kah ardhmëria- deklaroi Thaçi.

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki porositi se Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dypalëshe dhe se të dy palët për momentin punojnë në disa projekte të përbashkëta.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.