fbpx

Han: Zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm

-

Komisari për politikë evropiane fqinje dhe negociata për zgjerim, Johanes Han pas takimit me liderët ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë caktuar për vitin e ardhshëm në muajin prill e deri më atëherë në periudhën e tranzicionit, duhet të bëhet pastrimi i listave zgjedhore.

Han falënderoi për durimin dhe se ka pasur takim interesant dhe konstruktiv.

“Është me rëndësi që të zgjidhen problemet e brendshme prandaj kishim presion kohor për tu zgjidhur kriza dhe të arrihet një balans dhe kompromis politik. U pajtuam për të pasur një periudhë tranzicioni, ndërsa deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por shumë me rëndësi është që vendi të përgatitet paraprakisht për to. Të pastrohet Lista zgjedhore dhe të pranohen të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian. Kemi rënë dakord që në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Për detajet do të bisedohet në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet në Bruksel”, tha Han para gazetarëve.

Liderët e partive nuk dhanë deklaratë pas takimit. Thanë se është vendosur të publikohet vetëm deklarata e Johanes Han.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.