Han pas takimit me Xhaferin: Fokusi tani duhet të jetë në formimin e qeverisë së re

-

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot është takuar me komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel.

Shefi i kabinetit të Han, Mihail Karnitshnig në Twitter njoftoi se Han ka porositur se dhuna në Kuvend është e papranueshme dhe se tani duhet të punohet në formimin e Qeverisë së re.

“Johanes Han me kryetarin e ri të IRJM, Xhaferi: Dhuna në kuvend është e papranueshme. Kuvendit duhet t’i mundësohet që ta merr punën në dorë dhe të arrijë deri tek institucionet. Fokusi tani duhet të jetë në formimin e qeverisë së re”, shkroi Karnitshnig në Twitter.

Pas takimit, nga kabineti i Han njoftuan se Kuvendi patjetër duhet të lihet të punoj pa pengesë ndërsa nga të gjithë deputetët, përfshirë edhe opozitën, pritet të luajnë rol konstruktiv e jo rol pengues. Prej atje i bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të përmbahen nga deklaratat dhe aksionet provokuese.

“Kuvendi patjetër duhet të jetë forum për debat për sfidat serioze me të cilat ballafaqohet vendi dhe t’i siguroj bindje e domosdoshme për rrugën në të cilën po ec vendi më tej n interes  të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve. Komisari Han bëri thirrje fokusi tani të vendoset në hapet e mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë, duke respektuar shumicën parlamentare dhe sjelljen në linjë të parimeve kushtetuese dhe demokratike”, thuhet në njoftim.

Han ka paralajmëruar se çdo përsëritje e ngjarjeve siç ishte sulmi ndaj deputetëve në Kuvend të enjten e kaluar, seriozisht do ta rrezikoj perspektivën evropiane të vendit.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...