fbpx

Han paralajmëron zhbllokim të çështjes së zgjidhjes të emrit

-

Eurokomisari për bisedimet e aderimit me  Bashkimin Evropian, Johanes Han, sot pas takimit me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Fatmir Besimin, në Bruksel, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, e komentoi procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë.

-Bisedojmë në këtë moment për atë se si mund të gjendet zgjidhje që i përgjigjet secilit shtet. Filluam të bisedojmë për atë dhe për momentin nuk mund të them asgjë më shumë, por dua që t’ju bind se në gjitha shtetet situata po debllokohet, dhe jo vetëm në vendin tuaj. Në Këshill është e nevojshme pajtueshmëri dhe për këtë duhet ti bindim të gjitha shtetet – theksoi Han.

Sa i përket komentit për bojkotin e opozitës në Parlament, komesari ftoi të gjitha partitë politike në dialog.

-Do të  doja të kërkojë nga partitë politike që shpejtë të kenë dialog politik në Parlament, e jo nga jashtë. Do të doja të shoh opozita të kthehet në Parlament, dhe nëse mundja me diçka të kontribuoj, këtë edhe do ta bëj. Në janar kam ndërmend ta vizitoj Maqedoninë, dhe të bisedoj me të gjitha partitë politike që të kemi përparim dhe të ecet përpara – tha Han.

Zëvendës kryeministri Besimi tha se dialogu politik duhet të kontribuoj në integrimin evropian me atë që edhe opozita do të jetë në Parlament me dialog të hapur me të gjithë.

-Me rëndësi është që të punohet në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët dhe marrëdhënieve ndëretnike – theksoir Besimi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.