fbpx

Han: Liderët t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinos

-

U bëj thirrje partive politike në Maqedoni që t’i përmbahen marrëveshjes së Përzhinos, porositi sot eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, para fillimit të Këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Evropian.

“Kjo do të jetë një mundësi e madhe sepse gjithçka do të përgatitet mirë, në mënyrë korrekte dhe transparente, sipas standardeve demokratike ndërkombëtare. Kam bërë gjithçka për ta siguruar vëzhgimin e nevojshëm, për shembull ODIHR do të porositë 24 vëzhgues afatgjatë. Si për shembull në Turqi ata kanë 30 vëzhgues të tillë dhe për një vend të vogël në krahasim me Turqinë të ketë 24 është shumë, si dhe 300 në ditën zgjedhore. Poenta ime është se është e rëndësishme të ketë zgjedhje sipas standardeve tona me qëllim të kthehet kredibiliteti i vendit. Kjo është e rëndësishme edhe për të pasur hap të ardhshëm, të binden vendet-tona anëtare që të fillojnë negociatat”, theksoi Han.

Eurokomisari shtoi se “jo çdoherë partitë janë mbajtur deri te data kur ka afat të caktuar përfundimtar që është dakorduar, por në fund gjithçka u implementua”.

“Dhe nëse disa vende evropiane e bëjnë atë që e paralajmëruan dhe i mbyllin kufijtë, kjo mund të ndikojë në situatën në Shkup. Për këtë arsye thashë se ky është një shembull, ndërsa tjetër shembull është situata ekonomike dhe situata me të papunët. Ka shumë çështje të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje e plotë nga ana e Qeverisë, por edhe të opozitës në Parlament dhe për këtë arsye u bëj thirrje të gjithëve që të darkodohen për datën për zgjedhje me qëllim që të jemi më të përqëndruar dhe më të koncentruar”, përfundoi Han.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.