fbpx

Hahn do të kujdeset personalisht për kontestin e emrit

-

Komisioneri i sapoemëruar i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Hahn bëri të ditur se personalisht do të angazhohet për problemin e emrit që kanë Greqia dhe Maqedonia. Në takimin me Ministrin e punëve të jashtme, Nikola Popovskin është biseduar për “Raportin e Progresit dhe për atë se çfarë duhet bërë”.
– Ram dakord të vazhdojmë me ofrimin e ndihmës së duhur të shërbimeve tona të diskutimit, për ndryshimet kushtetuese, të cilat do të kishin ndikim në perceptimin dhe pranimin e Bashkimit Evropian. Prandaj, mendoj se është e rëndësishme të kemi këmbim të drejtpërdrejtë dhe t’i intensifikojmë raportet tona – theksoi Hahn.
Ai u ndal edhe në çështjen e emrit:
– Tani sërish ka bisedime, por gjithashtu është e rëndësishme që BE-ja të ndërmarr rol më aktiv për këtë. Kjo padyshim është diçka me të cilën do të merrem, por tani për tani kjo është e gjitha që mund ta them, as më pak e as më shumë. Të jeni të sigurt se Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është në fillim të agjendës sonë të zgjerimit dhe do të doja të theksojë, edhe pse ishte paralajmëruar se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë bisedime. Prandaj jam Komisionar i bisedimeve për zgjerim dhe fqinjësi. Me rëndësi ka cilësia e jo shpejtësia. E rëndësishme është të promovohet ekonomia dhe të përgatiten vendet e ardhshme anëtare – përfundoi komisionari Han.
Ministri Popovski deklaroi se është biseduar edhe për përparësitë që kanë të bëjnë me Raportin e Progresit.
– Komisionerin e informova për plan- veprimin që ka përpiluar Qeveria për tejkalimin e të gjitha sfidave në këtë drejtim. Konsiderojmë se do të kemi marrëdhënie partneriteti të cilat do të na qojnë deri në stadiumin e radhës, sepse Komisioni dhe Maqedonia duan të fillojmë me bisedimet aderuese. Në këtë drejtim do të vazhdojmë të jemi aktiv dhe konstruktiv, sepse është në interes të Maqedonisë ta heqim këtë bllokim, dhe mënyra e vetme të bëhemi anëtare BE-së, sepse duhet të kemi pëlqimin e 28 vendeve anëtare. Mendoj se diskutimet që kishim janë jashtëzakonisht të dobishme për ne dhe për KE-në. Do të këmbejmë informacione në pjesën e ndryshimeve të mundshme kushtetuese- theksoi Popovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.