Komisari evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han sot deklaroi se Greqia duhet të mbahet në Eurogrup dhe është i bindur se do të bëjë gjithçka që të jetë ashtu.

Në ditarin e televizionit shtetëror austriak ORF, Han nënvizoi se “miqtë evropianë do të bëjnë gjithçka që Greqinë ta mbajnë në Eurogrup”.

Han gjithashtu theksoi se bisedimet mes Greqisë dhe 18 partnerëve tjerë të euro- zonës vazhdojnë të jenë komplekse sepse në “ditët e fundit është thyer shumë porcelan” dhe kujtoi se për disa marrëveshje, në vende të caktuara patjetër duhet të fitojnë mbështetjen nga Parlamenti.