fbpx

Han: Marrëveshja e Përzhinos patjetër të implementohet

-

Komisioneri evropian për zgjerim Johanes Han tërhoqi vërejtjen e lidershipit në vend, se nuk ka kohë për të humbur, për ta reformuar vendin. Në një shkrim kushtuar ndërmjetësimit të tij për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, Han thekson se prej kohësh, vendi ka vuajtur nga polarizimi i thellë partizan, por pavarësisht energjisë së shpenzuar të tij dhe deputetëve evropian, ai ka detyruar krerët e partive kryesore të marrin përgjegjësinë në bazë të Kushtetutës.

“Çështjet serioze lidhur me sundimin e ligjit që dolën në pah përmes skandalit të përgjimeve, por gjithashtu ngjarjet e Kumanovës treguan se vendi ishte në buzë të greminës si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik, si dhe rrezikonte rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Nuk kishte kohë për t’u humbur. Bashkimi Evropian nuk mund të lejojë një zonë jo-stabile në kufijtë e tij. Por më e rëndësishmja, qytetarët meritojnë më mirë”, thekson Johanes Han, Komisioner për Zgjerim i BE-së.

Të gjitha pikat e marrëveshjes së Përzhinos duhet të forcojnë dialogun politik dhe qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe besimin në gjykata, shtonte Han.

“Prioritetet e reformave përfshijnë reformat e domosdoshme në fushat e sundimit të ligjit, gjykatave, administratës publike dhe mediave, ku sulmet e fundit të papranueshme shkaktuan shqetësim serioz dhe vigjilencë. Unë e adresova këtë çështje gjatë Këshillit për Asociacion këtë javë dhe nuk do të hezitoj këtë ta bëj dhe më tej. Puna për të gjitha reformat duhet të filloj tani dhe ne do të rishikojmë implementimin e tyre, së bashku me të gjitha partitë dhe shoqërinë civile, në Dialogun e Nivelit të Lartë Paraqasës në shtator”, shkruan Johanes Han, Komisioner për Zgjerim i BE-së.

Han gjithashtu iu bëri thirrje liderëve politik për sjellje konstruktive dhe të shfrytëzojnë dritaren e mundësive që hapi marrëveshja politike, që është në interes të tyre por mbi të gjitha, të kombit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.