fbpx

Nuk ka marrëveshje Han i dëshpëruar,por beson se do të ketë shanse tjera

-

Pas bisedimeve  maratone prej 12 orësh, liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, nuk arritën të merren vesh të takimin që u mbajt me komisarin evropian Johanes Han, në rezidencën e BE-së.

Komisari evropian  Han është i zhgënjyer nga takimi i sotëm, mirëpo akoma ka kohë për të ardhmen evropiane të shteti, që partitë sot brenda ditës të arrijnë marrëveshje.

– Shpresoj se do ta kuptojnë se situata është serioze. Përfundimisht, kjo nuk ishte ditë e mirë,

Shpresoj se gjatë ditës së sotme do të arrihet marrëveshje. Kjo është absolutisht e domosdoshme që t’i përmbahemi marrëveshjes së qershorit dhe korrikut e cila u përshëndet nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa e cila e mban të gjallë perspektivën evropiane të vendit. Nuk mund të parashikoj se çka do të thoshte kjo për aspiratat evropiane. Por, ajo që nevojitet është lidership, përgjegjësi dhe të pasurit kujdes për interesat e vendit dhe ardhmërinë e saj. Gjithçka është e mundur. Njerëzit e mi mbeten këtu, edhe pse unë duhet të largohem. Ne mundemi të ndihmojmë, por ja ta përfundojnë punën e liderëve politik- deklaroi Han.

Han shprehi dëshpërim që nuk është arritur marrëveshje, por akoma është optimist dhe shpreson se rezultati final do të jetë pozitiv. Han tha se nuk do të vendosen afate të reja dhe do të ishte i lumtur nëse respektoheshin afatet aktuale.

Deklaratë për mediat dha edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev.  Sikurse Han edhe Zaevi ishte i dëshpëruar nga bisedimet. Ai konfirmoi se marrëveshja nuk është arritur, dhe se janë bllokuar për shkak të Ligjit të “bombave” dhe te Ligji për qeverinë kalimtare,  përkatësisht përgjegjësit e zëvendësministrave.

– As unë nuk mund ta besoj e as anëtarët e ekipit tonë negocues, si mundet që për dikë të jetë më me rëndësi, që prej këtyre 12 orëve të bisedimeve, më tepër se 8 ose 9 orë të harxhojë për rëndësinë e prurjes së ligjit për ndalim të publikimit të “bombave” politike, që qenka më e rëndësishme se ardhmëria evropiane e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.Nuk mund të pajtohemi të dënohen mediat dhe redaktorët e mediave me ligje që nuk janë askund në botë dhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Është e paqartë të harxhohen 8 orë në ligjin për bombat në vend se të implementohet ajo që është miratuar më 2 qershor dhe 15 korrik. Prej sot mbeten 20 orë për zbatimin e Ligjit për prokurorin special publik dhe të zgjidhet qeveri teknike, që të mund të respektohet marrëveshja e 2 korrikut deri më 15 korrik- deklaroi Zaev.

Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO- DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se për disa çështje të caktuara ka pasur progres, por nuk është arritur marrëveshje përfundimtare.

“Biseduam për ligjin për materialet i cili u propozua para një jave në Kuvend. Këtu po përpiqemi të gjejmë balanc midis interesit publik në kuptim të mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe asaj që është e shkruar në Marrëveshjen e 2 qershorit dhe 15 korrikut. Biseduam edhe për ligjin për ‘fishkëlluesit’ e cila është risi në legjislacionin e Maqedonisë, për të cilin duhet të bëhen përpjekje plotësuese për afrim. Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar mbajtje e takimit të sërishëm të grupeve të punës. Ne do të mbetemi plotësisht të përkushtuar në arritjen e marrëveshjes përfundimtare rreth të gjitha çështjeve të hapura”, tha mes tjerash Dimovski.

Ai shtoi se kanë biseduat për Ligjin e qeverisë, i cili sipas tij është shumë i rëndësishëm që të mund të përcaktohen zëvendësministra shtesë. Dimovski deklaroi se Kodi Zgjedhor është harmonizuar dhe se mund të gjendet para deputetëve në Kuvend.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.