Ngjarjet e fundit në Maqedoni detyruan euro- komisarin Johanes Han sërish të caktoj udhëtim për në Shkup, në pjesën e parë të javës së ardhshme, njofton zëdhënësja e tij Maja Kocijançiq për “Meta”. Nuk dihet nëse vizita e tij do të përputhet me atë të Viktoria Nuland, por SHBA dhe BE koordinohen.
Kocijançiq deklaroi se diskutimet mes liderëve politik janë në pikë kritike. BE pret prej të gjithë tyre të sillen në mënyrë përgjegjëse dhe konstruktive dhe të punojnë urgjentisht për të arritur marrëveshje.
Për KE-në Maqedonia gjendet në gjendje të vështirë dhe nuk guxon të humb kohë.
“Konfirmojmë se katër liderët firmosën marrëveshje më 2 qershor dhe e vërtetuan më 19 qershor. Kjo marrëveshje është bazë për kompromis final”, thotë Kocijançiq për “Meta”.
“Kompromisi është element thelbësorë në demokraci. Energjia politike patjetër duhet të fokusohet, jo në çështje partiake, por në reforma siç thuhet në rekomandimet e Komisionit”, thotë zëdhënësja e Han.
T.M