Komisari evropian për zgjerim dhe për politik fqinjësore, Johanes Han, në profilin e tij në Twitter ka publikuar që është në rrugë për në Maqedoni, ku duhet të takohet me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos.

“ Në rrugë për në Maqedoni, ku do të takohem me liderët e katër partive më të mëdha. Edhe një herë do të  theksoj përgjegjësinë e të gjithë liderëve politik që të implementimet marrëveshja politike dhe reformat që janë prioritet dhe në interes të qytetarëve” ka shpërndarë Han në profilin e tij në Twitter.