Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në Twitter ka dënuar sulmet dhe dhunën ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, duke porositur se demokracia duhet vazhduar kursin e saj.
“Ashpër dënon sulmet e anëtarëve të Parlamentit. Dhuna nuk e ka vendin në Kuvend. Demokracia duhet të vazhdoj kursin e saj”, shkroi Han në Twitter.
I condemn the attacks on MPs in #Skopje in the strongest terms. Violence has NO place in Parliament. Democracy must run its course. @eu_near
— Johannes Hahn (@JHahnEU) April 27, 2017
Shumica parlamentare në krye me LSDM-në, sot pasdite pas ndërprerjes së vazhdimit të 20-të të seancës konstituive, zgjodhi deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi, për kryetar të ri të Kuvendit. Pas kësaj, protestuesit e nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” depërtuan kordonin policor dhe u futën në Kuvend. Brenda ata kanë sulmua një pjesë të deputetëve të LSDM-së. Mes të lënduarve është lideri i LSDM-së dhe kolegët e tij Damjan Mançevski dhe Maksim Dimitrievski.
Situata në Kuvend edhe më tej është me tension.