fbpx

“Hajde” me protestë para Gjykatës Kushtetuese

-

Platforma për Politikë Qytetare “Hajde” fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre apo anëtarësinë në organizata, shoqata, nisma, sindikata dhe parti politike, që të marrin pjesë në numër sa më të madh në protestë dhe roje nate mbi Kushtetutën, që do të fillojë të martën në ora 18, me marsh protestues nga Qeveria, ndërsa do të vazhdojë me rojë gjatë tërë natës para Gjykatës Kushtetuese.

“Ruajtja e Kushtetutës do të filloj me marsh protestues më 15 mars, nesër (e martë) më orën 18 para godinës së Qeverisë. Qytetarët do të ecin drejt Zyrës të presidentit të shtetit, më pas drejt Kuvendit dhe në fund para godinës së Kushtetueses. Në këtë mënyrë, ne, qytetarët me vendosmëri dhe pa kompromis do t’u porositim gjykatësve kushtetues, Elena Gosheva, Nikola Ivanovski, Vlladimir Stojanovski, Vangelina Markudova dhe Jovan Josifovski se patjetër të shfuqizojnë vendimin për falje dhe se duhet të japin dorëheqje. Ata janë “varrmihësit” e Kushtetutës dhe pjesëmarrës të pushtetit në mashtrime zgjedhore” thonë nga “Hajde”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.