Disa aktivist civil dje dhe sot realizuan gueril- aksione nëpër më shumë qytete të vendit.
Aksionet u mbajtën në Prilep, Strumicë, Veles, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë. Në Manastir është ngjitur porosia “Provizion më të madh për më shumë banesa. Ju faleminderit manastiras, Vladimir Taleski”, në Veles “Luftojmë për 10.000 banorë të shpërngulur të Velesit”. Përshëndetje Ilija Dimovski”, në Prilep “Luftojmë për Prilepin, të klith dhe të rënkoj. Përshëndetje Mile Janakieski” ndërsa në Strumicë “Luftojmë për shpërnguljen e të rinjve nga ky qytet deri në vitin 2020- VMRO DPMNE.
Sipas aktivistëve të “mk gerila”, qëllimi i këtij aksioni të koordinuar ka qenë që të tregohet qëndrimi i qytetarëve për motivet e vërteta pas të cilave qëndron e ashtuquajtura luftë për Maqedoninë e VMRO DPMNE-së.