fbpx

Grupet e punës për mediumet edhe më tej s’mund të arrijnë progres

-

Nuk dihet nëse sot do të vazhdojnë bisedimet e grupeve të punës të partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos lidhur me mediumet, pasi edhe takimi i fundit të enjten e kaluar kaloi pa përafrim të qëndrimeve. Tani për tani, sipas informacioneve partiake, ndërmjetësi belg Piter Vanhoute nuk ka caktuar takim.

Bisedimet kanë ngecur prej të premten pasi në takimet dypalëshe me Vanhouten, biseduesit ia kanë përsëritur linjat e kuqe nga të cilat nuk do të heqin dorë. Tani për tani nuk dihet a do të ketë dhe kur do të mbahej takimi i sërishëm.

Ligji të cilin e propozoi LSDM nuk është i pranueshëm as për SHGM-në ndërsa të njëjtin e refuzoi edhe VMRO DPMNE. Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmani, VMRO DPMNE dhe LSDM i kanë bashkuar forcat që të minojnë propozimin e Vanhoutes për reforma në sistemin mediatik.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.