fbpx

Gruevski: Zgjedhje të parakohshme do të ketë më 24 prill

-

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë dalja më e mirë e vendit nga kriza politike. Sot me krenari po ju njoftoj se vendi jonë ka hapëruar guximshëm për t’i vënë fund krizës dhe të avancojmë guximshëm drejt të ardhmes. Kjo fillon me zgjedhjet e 24 prillit”, njoftoi kryeministri Nikolla Gruevski.

-Qëndrimi fuqishëm prapa zgjedhjeve që u arritën nga partitë në Përzhinos është riafirimi i besimit tonë në demokraci. VMRO DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” sot hoqën dorë nga të gjitha vërejtjet që i kishin në lidhje me metodologjinë për pastrimin e listave zgjedhore, propozim ky i KSHZ-së. Koalicioni dhe parita sot plotësisht pranuan metodologjinë e propozuar për zbatim, siç u njoftuam ne dhe komisari Han, ka kohë dhe kapacitet” tha Nikolla Gruevski.

Gruevski tha se dy institucionet më përgjegjëse për zbatimin e procesit zgjedhor, KSHZ dhe MPB janë në duart e LSDM-së.

-Për shumë vite deri më sot, të gjithë ne do të mund të shohim prapa dhe të themi “Kjo ishte dita kur filloi kriza politike”. Atëherë do të mund të shikojmë prapa dhe të themi se më 24 prill populli ia dha mandatin dhe vendi jonë hapëroi guximshëm për prosporitet, vende të reja pune, rroga më të larta, imazh ndërkombëtar dhe stablitet politike” tha Gruevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.