fbpx

Gruevski pranon se ka biseduar lidhur me emrin dhe tentoi të ç’aktivizoj “bombën”?

-

Lideri i VMRO DPMNE-s dhe kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në mbledhjen në Manastir, bëri përpjekje që të amnistohet nga “bomba” eventuale për emrin dhe e përgatiti opinionin dhe anëtarësinë për këtë akt.

Zoran Zaev, lideri i LSDM-së, disa herë paralajmëroi se ka regjistrime, prej ku kinse do të shihet se “kush e ka shitur emrin”.

Gruevski lidhur me emrin, për herë të parë deri më tani, foli për politikan të cilët “bisedojnë dhe merren vesh, pranojnë, ofrojnë dhe refuzojnë” si dhe për “presione, shantazhe, oferta dhe kërcënime”.

Ai në mënyrë shumë indikative thotë se “nëse dikush për diçka merret vesh, kontrakton, premton ose pranon, nuk mundet fjalën e fundit ta kenë politikanët, ministrat, kryeministri ose presidenti” dhe për herë të dytë përmendi “presion, kërcënime, shantazhe dhe çka jo tjetër” gjegjësisht se “një, dy, tre, 15 ose 150 politikan, njerëz, mund të kenë gabuar dhe të jenë të hutuar në një apo tjetër drejtim, t’i nënshtrohen presioneve, kërcënimeve, shantazheve dhe çka jo tjetër”.

Interesante është se kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE-së përmend vetveten, por edhe presidentin si dhe ministrat e politikanët tjerë të cilët “bisedojnë dhe negociojnë, pranojnë, ofrojnë dhe refuzojnë”, por të cilët nuk do ta kenë fjalën e fundit siç thotë, “nëse dikush për diçka merret vesh, kontrakton, premton apo pranon”.

Gruevski në këtë kontekst theksoi edhe se “i tërë populli, përmes referendumit, do të tregojë nëse ndonjë ide, propozim apo zgjidhje është e mirë apo jo, dhe kjo dhe vetëm kjo mund të jetë përgjigja finale e R. së Maqedonisë”.

Me siguri duhet ta dëgjojmë “bombën” për emrin e që të bëhet e qartë kush çfarë “ka kontraktuar, është marrë vesh, ka premtuar apo ka pranuar” dhe pse kryeministri përnjëherë vendosi të flet.

Ja pjesën interesante nga fjalimi i Nikolla Gruevskit lidhur me emrin:

– Kur në vitet e hershme të ’90-ve në pushtet ishte LSDM ndërsa partitë greke organizonin miliona mitingje vetëm që të na porositin se Maqedonia na qenka e Greqisë, populli në Maqedoni nuk kishte mundësi të jep përgjigje përkatëse. Për këtë, pozita jonë mes tjerash thotë: po, politikanët do të bisedojnë dhe do të negociojnë, do të pranojnë, do të refuzojnë. Diçka do t’ju duket keq e diçka mirë. Dikush pa presion e dikush nën presion, shantazh, oferta apo kërcënime, mund të bëjnë çmos, por nëse dikush kontrakton diçka, merret vesh për diçka, premton apo pranon, nuk mundet fjalën përfundimtare ta kenë politikanët, ministrat, kryeministri apo presidenti, por i tërë populli, i cili përmes referendumit do të tregoj nëse ndonjë ide, propozim apo zgjidhje është e mirë, e kjo dhe vetëm kjo mund të jetë përgjigja finale e R. së Maqedonisë. Një, dy, tre, 15 ose 150 politikan, njerëz, mund të kenë gabuar dhe të jenë të hutuar në një apo tjetër drejtim, t’i nënshtrohen presioneve, kërcënimeve, shantazheve dhe çka jo tjetër, por kjo nuk do të kaloj tek populli maqedonas dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë. Po të ishte ashtu, në fillim të ’90-ve  kur LSDM vendoste në vend të popullit, ndryshe do të ishte situata dhe pozita lidhur me këtë çështje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.