Gruevski: Sorosi le të ulet me Katica Janevën që të sheh me kë kemi punë

-

“VMRO DPMNE do ta mbijetojë edhe Sorosin edhe shërbëtoret e tij të jashtëm dhe të brendshëm”, deklaroi lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski në vazhdimin e katërt të “mega- intervistës” për edicionin elektronik të javores “Republika”.

Gruevski thotë se si parti, kohë të gjatë ka qenë vëzhgues memec i akuzave nga disa politikanë shqiptarë të cilët paaftësinë e tyre dhe premtimet e parealizuara para votuesve shqiptarë i kanë hedhur çdoherë në konton e VMRO DPMNEs-ë.

“Këtë nuk e supozoj, por e di. Disa politikanë shqiptarë dhe ma kanë pranuar jo- formalisht. Dhe e gjithë kjo, jo vetëm që ishte e pasaktë, por edhe se askush nuk e demantoi” thotë Gruevski, i cili shtoi se për këtë çështje ka ngritur nisma në parti para rreth 2 viteve, por ato nuk kanë gjetur mbështetje ndërsa kjo ka vazhduar që të krijoj pamje të rrejshme dhe imazh të errët për VMRO DPMNE-në para shqiptarëve.

Ai në intervistë gjithashtu flet edhe për prokuroren speciale, Katica Janeva dhe për, siç thotë, makinerinë paguese që Soros e ka shtrirë që të punojë kundër VMRO DPMNE-së dhe Maqedonisë, që i servison raporte të shtrembëruara për gjendjet, që shkojnë në favor të LSDM-së.

“A e din Sorosi se në Maqedoni 25 vite po mbështet  ish partinë komuniste, e cila vetëm ka ndërruar emrin dhe asgjë tjetër. Parti ku figura të tyre në komunizëm kanë qenë spiun të shërbimeve sekrete dhe për shkak të tyre mijëra persona kanë fjetur nëpër burgje sepse kanë shprehur mendim të ndryshëm politik nga ajo i regjimit zyrtar, e në mesin e tyre edhe njeriu i tyre shumëvjeçar i besuar këtu në Maqedoni, Vladimir Milçin. A është i vetëdijshëm Sorosi se nën organizatën e tyre ombrellë angazhon të gjithë ish agjentët e UDBA-s nga komunizmi dhe me to dëshiron të na mbjellë demokraci. Persona që kanë jetuar dhe kanë avancuar në karrierë nga spiunimi politik, sot i ka vendosur në makinerinë e tij paguese që të punojnë kundër VMRO DPMNE-së dhe Maqedonisë” shton Gruevski.

Ai në intervistë, shkruan se Soros “më herët është ulur me prokuroren speciale që të bisedoj dhe të sheh me kë kemi punë”.

“T’i shpjegoj prokurorja speciale se si kërkonte tërë muajin që mos të ketë seanca gjyqësore sepse do të bëj dasmën e bijës dhe ta sheh librezën e saj të anëtarësimit nga LSDM e firmosur drejtpërdrejtë nga Branko Cërvenkovski si dhe  pagesat e saja të transaksionit përmes urdhëresës bankare, e nëse dëshiron, edhe grafologun e Amerikës le ta sjell që të krahasoj nënshkrimin e Cërvenkovskit në librezën e saj të anëtarësisë me cilindo nënshkrim të tij zyrtar, ta sheh si ik nga mediumet që nuk janë nën kontrollin e LSDM-së gjegjësisht nën kontrollin e tij, ta sheh intervistën e saj legjendare në RTVM kur gjashtë herë e kthyen që të thotë një fjali të thjeshtë, të sheh si ka ngritur aktakuzë kundër meje për gjoja shuplakën që asnjëherë nuk i ka ndodhur dhe si shkojmë në gjykim pa kurrfarë dëshmi elementare, e që synimi është të na shohim të komprometuar nga hyrja dhe dalje nga gjykata, ta dëgjoj si klith nëpër gjykata, duke dashur prapa tonit të lartë të fshehë mos- diturinë dhe paaftësinë e saj në zbatimin e proceseve politike…- thotë më tej Gruevski.

 

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj...