fbpx

Gruevski shqiptoi fjalën “dorëheqje” në vend të “tërheqje”

-

Gjashtë muaj pas Marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri Nikolla Gruevski dje për herë të parë përmendi termin “dorëheqje” që sipas marrëveshjes duhet të ndodh para 15 janarit, duhet të emërohet qeveria e përkohshme, 100 ditë para zgjedhjeve të prillit.

Termet që deri më tani i shqiptonte Gruevski ndërroheshin ashtu siç afrohet data për caktimin e qeverisë kalimtare. Në fillim ai thoshte se nuk do të bëj “asgjë”, më pas se “do të respektohet marrëveshja”, dhe më pas se bëhet fjalë për “reforma” apo se do të ketë “tërheqje” deri dje kur për herë të parë u përmend fjala “dorëheqje”.

Ja si zhvillohej terminologjia e kryeministrit:

  • Më 26 dhjetor, në pyetjen e gazetarëve nëse do të jep dorëheqje më 10 janar, shkurtë tha: “Kemi marrëveshje që më 10 janar të kemi qeveri të re dhe do ta respektojmë këtë sipas marrëveshjes”
  • Në fjalimin e Vitit të Ri, ai tha se në prill zgjedhjet do të jenë korrekte dhe demokratike ndërsa garanci për këtë do të jetë ligji i reformuar për zgjedhje, sipas të cilit “nëse kryeministri sërish del në zgjedhje, duhet të tërhiqet nga posti”

“Ligji i reformuar për zgjedhje për herë të parë do të ndryshohet. Ai mes tjerash, parasheh prej tani e në zgjedhjet e ardhshëm parlamentare, kryeministri nëse vendos të del në zgjedhje duhet të tërhiqet nga funksioni, në periudhë të shkurtë kohore para zgjedhore, që të jetë e sigurt se ai nuk do të jetë në krye me ekzekutivin, nuk do të ketë kurrfarë përparësie në marrjen e besimit të votuesve. Unë i pari e mbështes këtë reformë sepse besoj në popullin tim dhe s’dua t’i lejoj alibi çdokujt që të ik nga ballafaqimit mes popullit” tha Gruevskin në fjalimin e ndërrimit të viteve.

  • Drejtpërdrejtë Gruevskin “dorëheqjen” e tij e paralajmëroi madje dje. “Më 15 janar do të zgjidhet qeveri e ri me kryetar të qeverisë për organizimin e zgjedhjeve. “Më herët, kuptohet do të vijoj dorëheqje”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.