Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Dubai është takuar me kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Mohamed bin Rashid al Maktum i cili njëkohësisht është mbreti i emiratit të Dubait.
Në takim është diskutuar për bashkëpunim në çdo sferë që është e interesit të përbashkët.
Të dy palët kanë theksuar se mes këtyre dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe e kanë përmendur nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes takimeve në nivel të lartë.
Bashkëfolësit kanë theksuar gjithashtu nevojën dhe interesin për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.
Gruevski ka ftuar sheikun Maktum të vizitoj R. e Maqedonisë me çka do të vazhdohej dialogu në nivel të lartë dhe mundësi për bashkëpunim ekonomik më të thellë.
Sheiku Al Maktum ka dhënë vlerësim pozitiv për politikat ekonomike të vendit tonë dhe ka shprehur interes në periudhën e ardhshme të shqyrtoj mundësinë për vizitë të mundshme.
Në suazat e takimi është firmosur marrëveshje për evitimin e tatimit të dyfishtë mes RM-së dhe EBA. Kryeministri Gruevski gjatë vizitës së Emirateve do të ketë takime me përfaqësues politik dhe ekonomik të vendit nikoqir.