Gruevski ndjehet i kërcënuar sepse shërbime të huajae kanë përgjuar

-

Pa publikimit të bombave me kontrabomba doli kryeministri Nikolla Gruevski i cili tha se Zaev i është kërcënua me materiale të marra nga siç tha ai “shërbimet e huaja sekrete”.

Ai pohoi se janë incizuar të gjitha takimet me Zaevin nën masat e ashtuquajtura PIM.

“Jam këtu për tu dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve. Zaev në takimet tona mi prezantoi disa biseda jo të rëndësishme. Kishte edhe materiale të pasakta dhe të montuara. Andaj them që ka disa biseda të sakta, gjysmë të sakta dhe aspak të sakta. Incizimet i ka bërë Agjencia e huaj sekrete me ndihmën e personit Z.V. Nuk kemi informata se sa njerëz janë përgjuar. Materialet janë menduar të dërgohen jashtë vendit. Z.V e ka thyer kompjuterin dhe ka folur me shifra me familjen, një njeri i pafajshëm nuk e bën këtë. Ministria e punëve të brendshme zbuloi kush i ka bërë xhirimet që i ka Zaev, ato janë dy persona që i kanë ndihmuar personit me iniciale Z.V dhe ata sot e kanë pranuar para gjykatës fajësinë e tyre. Opozita nuk ka asnjë dëshmi se ne i kemi bërë xhirimet”, tha Gruevski, transmeton Portalb.

Sipas Gruevskit xhirimi është bërë me mjet special nga njerëz mirë të trajnuar.

“Zoran Zaev është mjet i shërbimeve të huaja. Nuk është e vërtetë se kemi pranuar qeveri teknike në takimet që kemi pasur me Zaevin, këto janë spekulime. Gjykata do ta vërtetojë a janë të sakta incizimet e publikuara, edhe ne jemi njerëz, jo si na bën opozita si monstrum. Opozita ka qëllim të shkaktojë protesta dhe tollovi. Populli na njeh kush jemi dhe e dinë se çfarë kemi në zemër dhe si punojmë i kemi gabimet tona por mundohemi shumë. Të gjithë ne kemi momente dobësie dhe sharje bëjmë ndonjëherë por njerëz jemi. Porosia ime ndaj njerëzve është se ne punojmë për qytetarët. A duhet të jep ndonjë funksionar dorëheqje? Them që mos shpejtojmë qytetarët do të japin përgjigje si do të mbarojë ky skenar destruktiv. Institucionet e vendit e kryejnë punën e tyre dhe nuk do të lejojnë destabilizim në vend. Institucionet do të tregojnë. .Nuk do të ketë qeveri teknike”, tha Gruevski.

Kryeministri Gruevski nuk i ka komentuar bisedat e publikuara nga Lideri i opozitës Zoran Zaev.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...