fbpx

Gruevski: Është e mundur qeveri kalimtare, por pa VMRO DPMNE

-

Zoran Zaev është drejtpërdrejtë i përfshirë në destabilizimin e shtetit, deklaroi kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski në tribunën e kësaj partie që u mbajt sot pasdite në sallën “Boris Trajovski”.

-E shihni në çfarë ngërçi gjendet, forcohet, goditet në gjoks. Në fund, ai gjykon se çfarë është me ligj e çfarë jo. Në etjen e tij për pushtet, para dhe fuqi dhe në pamundësi të tregohet para anëtarëve edhe vet harron se kush është. Ai është personi i cili keqpërdor komunën që të përfitojë. Ai na detyron të harrojmë Sheqerinskën, e cila ishte në funksion në një kohë të errët për Maqedoninë. Në cilin shtet në botë ka shembuj ku dikush si Zaev del në konferencën shtypi dhe pështyn kë dëshiron me materiale të fituara nga shërbimet e huaja. Ku mundet kjo në botë? Është e rrejshme pasqyra se bëhet fjalë për betejë për jetë apo vdekje. Gënjehen oponentët  tanë- tha Gruevski.

Ai anëtarësisë së LSDM-së i porositi se “nuk do të lejoj të na gjakosin”.

-Inspiratorët e duan këtë. VMRO DPMNE-ja nuk do ta lejoj këtë. Një prej synimeve është që të ngrihen punësimet dhe investimet. E, kjo nuk do të kalojë. Këtë nuk do ta lejojmë. Nuk do të lejojmë që të na kthejnë mbrapa. Zaev kërkon prokuror të ri. Për ne është e rëndësishme që prokurori të sillet konform ligjit. Unë jam i bindur se këtë po e bën. Nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm për çdo gjë, për të cilat ekzistojnë dyshime për anëtarët tanë që të jenë maksimalisht transparent. Dua të porosis se kërkesa për qeveri kalimtare në Maqedoni është e mundshme dhe e realizueshme, por vetëm pa VMRO DPMNE-në në të. Ne kemi konsideruar dhe konsiderojmë se populli kërkoj mandat dhe ai (populli) tregon kush formon e kush jo qeveri. Me qeveri kalimtare krijohet hapësirë për presedent serioz. Dua të them se VMRO DPMNE nuk do ta ndryshoj Kushtetutën e Maqedonisë që të ndryshohet emri kushtetues, nuk do të lejoj të ndryshohet identitetit maqedonas, gjuhë dhe kulturë. VMRO DPMNE si parti me përgjegjësi, nuk do të pranoj zgjidhje të kontestit me emrin që imponohet nga Greqia pa referendum e shumica e qytetarëve të pranojnë referendumin- tha Gruevski.

Ai theksoi se kriza “do të përfundoj me procedurë juridike në përputhje me ligjet në Maqedoni” si dhe se “sa do të zgjat, do të varet nga një sekondë, nga një moment”, duke aluduar në dokumentet që i posedon opozita.

Gruevski gjithashtu përsëriti beneficionet për pensionistët dhe projektin për banjë falas për studentët dhe nxënësit.

-Në rrjedhë e sipër janë tre autostrada nëpër Maqedoni. Janë siguruar kompjuterë për çdo fëmijë ndërsa vitin tjetër do të sigurojmë tabletë me tastierë. Janë futur në përdorim më shumë se 15 linja të reja avioni. Maqedonia është duke marrë rekomandim pozitiv për bisedime para- aderuese në BE. Maqedonia i plotësoi të gjitha kërkesat për hyrje në NATO. Është siguruar blerja e oborreve për 1 euro m/katror. Rezervat devizore janë më shumë se 2 miliard euro. Kjo do të thotë të luftosh për Maqedoninë. Në kushte kur jemi nën sulm serioz për destabilizim politik dhe sistematik, ne punojmë në projektet tona- theksoi Gruevski.

Ai në tribunë gjithashtu dërgoi mesazh se partia do të shkoj “prej shtëpisë në shtëpi”, prej familjes në familje”.

-Të gjithë ngrihuni në këmbë, na pret ecje prej qytetit në qytet- tha në fund Gruevski.

Të gjithë ministrat e Republikës së Maqedonisë, anëtarët e kryesisë në VMRO- DPMNE-së me kryeministrin Nikola Gruevski me bashkëshorten  e saj, janë të pranishëm në tribunën e VMRO- DPMNE-së, që filloi në QS “Boris Trajkovski” në Shkup.

Salla është përplot, ndërsa para qendrës sportive gjithashtu ka numër të madh të qytetarëve.

Gjithashtu fjalën e morën edhe  aktori Toni Mihajllovski, Ljubisha Gjeorgievski dhe ish ushtaraku i “branitellave” Johan Tarëulloveski, i cili fjalimin e tij e mbaroi me apelin “Rroftë Maqedonia, Maqedonia e bashkuar”.

Gjithashtu në programin kulturor ansambli “Tanec” interpretoi këngë patriotike.

Tribuna filloi  me interpretimin e himnit nga Kaliopi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.