Qeveria lëshoi pe, shtyhet provimi shtetëror, studentët mendohen

-

Për një vit shtyhet provimi shtetëror për studentët,  për dy vite shtyhen edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për arsimin e lartë.

Këtë për “Metën” e konfirmojnë nga “Plenumi Studentor” pas takimit me kryeministrin Nikola Gruevski-

Kryeministri në takimin e sotëm pranoi  kërkesat tona për monitorimin e ndryshimeve të Ligjit për arsimin e lartë. U morëm vesh që në afat  më të shkurtër të formohen grupe punuese  për të gjitha  palët e përfshira, të cilat do të punojnë në përpilimin e Ligjit të ri për arsimin e lartë ose ndryshime të ligjit ekzistues- thotë Hristijan Davidoviq, njëri nga përfaqësuesit e “Plenumit Studentor” në takimin e kabinetit të kryeministrit.

Në profilin zyrtar në tviter të “Plenumit studentor” thuhet: “ Për sot asgjë paraprakisht nuk ishim marr vesh, pro kryeministri doli me ofertë. Se a do të pranohet ose jo të gjithë bashkërisht do të vendosim!

Në takimin, përveç dy përfaqësuesev të “Plenumit Studentor” të pranishëm ishin edhe: Gordana Siljanovska- Davkova, ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi, zëvendësministri Spiro Ristovski, rektori i UShKM-së Velimir Stojkovski, dy prorektorët, dekanët e fakultetit juridik dhe ekonomik dhe më disa nga senatorët universitarë.