fbpx

Gruevski: Populli duhet të përgatitet për rezistencë më afatgjatë

-

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sot nga Strumica porositi se qytetarët duhet të jenë më të zgjuar dhe të përgatiten për rezistencë më afatgjatë, sepse siç tha, disa duan të vijnë në pushtet dhunshëm.

“Kjo betejë nuk do të përfundoj për disa ditë. Për këtë, populli duhet të përgatitet për rezistencë më afatgjatë. Zaevi dhe banda e tij me çdo kusht duan të vijnë në pushtet, madje edhe me dhunë, siç po bëhet komplot këto ditë, sidomos javën e ardhshme apo pas Pashkëve”, deklaroi Gruevski.

Ai thotë se qytetarët kanë qenë të vetëdijshëm se “dikush ka shitur disa gjëra” dhe porositi se mbështetësit e deri para pak kohe të Zaevit, tani janë në rrugë.

“Jetojmë në kohë të rënda dhe dramatike për unitetin, shtetin dhe interesat nacionale. Mirë që banorët çdo ditë e më shumë po sensibilizohen në masë dhe e kanë të qartë, madje edhe ata që votuan dhe përkrahën Zaevin, sot janë kundër tij. Në rrugë nuk janë vetëm votuesit e VMRO-së, por janë edhe shumë votues të LSDM-së, se në disa biseda dikush ka shitur diçka dhe se ata që e kanë mbështetur dhe kanë votuar për të, tani është momentin të pozicionohen kundër. Nëpër rrugët nuk janë vetëm votuesit e VMRO DPMNE-së, por janë edhe shumë votues të LSDM-së dhe parti tjera që na kanë votuar, tha Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.