Gruevski hapi fabrikë të papërfunduar në Shtip

-

Në sallë përplot me dyzetë makina dhe gjësende tjera, kryeministri Nikolla Gruevski shënoi fillimin e prodhimtarisë së fabrikës gjermane “Tehnichal tekstils”.

Para sallës së madhe prej 13. 000 m/ katrorë ishin të parkuar makinat ndërtimore, që pritnin të përfundoj ceremonia sepse oborri është vetëm me rërë. Rruga me asfalt të ri vetëm ishte mbuluar me tepih të kuq.

Udhëheqësi Jins Uindland tha se janë sjellë vetëm 30% nga makinat e planifikuara. Pasi të përfundojnë punët ndërtimore, sipas tij, do të sillen edhe makinat me teknologji të lartë.

Në këtë fabrikë, që kap shifrën investuese prej 15 milion euro, për momentin janë angazhuar 100 punëtorë, kryesisht endës, por deri në fund të vitit ky numër pritet të rritet në 300, që për fillim do të prodhojnë prodhime nga fiber fijet për industri ndërtimore. Uinland thotë se për 100 vende të punës janë paraqitur diku 1000 kandidat. Cilësia e kuadrit sipas tij ka qenë kyç pse kanë vendosur të investojnë në Shtip.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...