fbpx

Gruevski: Nuk ndjehem fajtor dhe nuk planifikoj të largohem nga shteti

-

Më pak se një orë ka zgjatur marrja në pyetje e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Gjykatën Penale ku ai ka thënë se nuk ndjehet fajtor.

Ai tha se veprimet e PSP-së dhe kërkesa për masat ndaj tij janë porositur nga kundërshtari i tij politik, i cili është i vetëdijshëm se nuk e ma mbështetjen e qytetarëve.

“Sot u thirra në gjykatë sepse Katica Janeva ka dyshuar se do ta lëshojë vendin dhe se nuk do të paraqitem në gjykatë. Nuk e di nëse dikush beson në diçka të tillë, apo është veç dëshirë e porositësve të Janevës. Njeriu që tha se nuk e njeh gjykatën është i vetëdijshëm për rejtingun e tij dhe mbështetjen nga populli, prandaj nëpërmes kontrollit që e ka në PSP tenton që mua dhe bashkëpunëtorët e mi të na paraqesë sikur është ai vetë”, tha Gruevski pasi doli nga gjykata.

Kreu i partisë në pushtet nuk deshi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve dhe pas deklaratës u largua me arsyetimin se duhet të shkoj në ngjarje.

Në Gjykatën penale për momentin po zhvillohet marrja në pyetje e kryetarit të komunës Gazi Babë, Toni Trajnovski.

Gruevski, Trajkovski dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski dyshohen në rastin “TNT” për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.