Gruevski: Nuk pranojë krëcënime, kurdisje dhe shantazhe

-

Prej sot do të dëgjoni çfarëdo lloj spekulimesh. E vërteta do të del në shesh. Për gjithçka ekzistojnë dëshmi të forta do të kemi prova të fuqishme gjatë procedurës gjyqësore, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Nikola Gruevski.

“Që nga shtatori deri në nëntori i vitit 2014, kam realizuar 4 takime me zotin Zoran Zaev, kryetar i partisë LSDM. Takimi i parë ishte e thirrur me kërkesë të tij. Në këto takime zoti Zoran Zaev, kërkoi nga unë që urgjentisht të formoj qeveri teknike. Gjatë takimeve më informoi se në bashkëpunim me shërbime të huaja të inteligjencës ka siguruar biseda të incizuara  telefonike, thuajse për gjithë kreun shtetërorë, duke filluar nga presidenti i shtetit, parlamenti, qeveria, mediave dhe personave tjerë politik dhe publik nga pushteti dhe opozita…Gjatë takimeve ai mi tregoi disa biseda telefonike, për të cilat konstatova se një pjesë janë të sakta, një pjesë pjesërisht të sakta dhe një pjesë të pasakta. E shihja dhe dëgjoja shefin e opozitës maqedonase, se si qëndron para meje dhe se me çfarë guximi dhe vetëbesimi më informon se duke bashkëpunuar me shërbimet sekrete të huaja, dhe se incizimet e marra në mënyrë jolegale, kundërligjore dhe kundër-kushtetuese, kërkon të arrij qëllimin e tij- – deklaroi Gruveski.

Ai tha se sot se Prokurorisë  Publike i janë dorëzuar katër padi penal, ndër të cilat edhe ajo e Zoran Zaevit,   për spiunim dhe dhunë ndaj organeve më të larta shtetërore.
“Në këto takime z. Zoran Zaev kërkoi nga unë formimin urgjent të Qeverisë teknike, duke më informuar se në bashkëpunim me një shërbim të huaj inteligjent, ka siguruar biseda të xhiruar telefonike, thuajse nga i gjithë kreu shtetëror, duke filluar nga presidenti, parlamenti, qeveria, mediat dhe persona të tjerë politik dhe publik, nga pushteti dhe opozita… Ai më tregoi disa biseda telefonike, për të cilat konstatova se një pjesë janë të sakta, një pjesë gjysmë të sakta dhe një pjesë të pasakta. Megjithatë fakti se një pjesë e tyre ishin të sakta, dëshmonte seriozitetin e situatës”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Përplasjen me Zaevin, kryeministri do ta vazhdojë në Gjykatë, ku do të deponojë dëshmitë e tij për përfshirjen e Zaevit në spiunazh dhe tentim për marrjen me dhunë të pushtetit.

“Apeloj tek  të gjithë të involvuar se nuk pranojë  kërcënime, shantazhe dhe kurdisje, ne nuk jemi maqedonas të shitur por jemi Maqedonas të vërte.Do të përgjigjem të gjitha pyetjeve në procesin gjyqësor, i cili do të jetë publik dhe transparent për opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar. Ju bëj thirrje të gjithëve të ndiqni rastin me vëmendje, t’i njihni spekulimet dhe montimet.”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

 

Në aksionin policor  “Puç”, dyshohet edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili bashkë me Zoran Verushevskin  që u arrestua para dy javësh, akuzohet për tentim dhe cenim të rendit kushtetues dhe për marrje jodemokratike të pushtetit, përkatësisht mospërfillje të vullnetit të qytetarëve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në hetimet e deritanishme është konstatuar se personat e dyshuar, nëpërmjet përdorimit të mjeteve të paligjshme të përndjekjes dhe spiunimit dhe me kërcënime ndaj funksionarëve të lartë shtetëror, do të duan të bëjnë përmbysje dhe të ofrojnë shërbime të tjera.

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...