fbpx

Gruevski nuk e lexon “Ekonomistin”: Më të varfrit më shpejtë përparojnë në listën e “Doing Bussines”

-

Kryeministri Nikolla Gruevski në konferencën e shtypit raportin “Doing Bussines” e quajti “sukses i ri dhe i rëndësishëm për shtetin” dhe se ai “konfirmon se jemi lider në menaxhimin e biznesit në rajon, Evropë dhe botë”. Sipas kryeministrit, suksesi i Maqedonisë në raport “ka të bëjë me zbatimin e reformave për kushte më të mira për punë në sektorin privat, për përmirësimin e klimës së biznesit, standardit jetësor dhe krijimin e vendeve të punës”.

Përkundër deklarata të Gruevskit, para 1 muaji, javorja prestigjioze “Ekonomist” drejtoi vërejtje serioze në raport me renditjen e vendeve në raportin “Doing Bussines”, duke shprehur shqetësim për shkak të mungesave të caktuara gjegjësisht se një numër i madh i shteteve që janë në krye të listës e që kanë ngritje të madhe në listën e “Doing Bussines” në esencë janë të varfra”.

Hendeku mes renditjes në listën e “Doing Bussines” dhe të ardhurat mesatare është i madh, siç ndodh në Maqedoni apo për shembull Ruandë, shkruan javorja.

Për krahasim, ja njëra pranë tjetrës deklaratat e Gruevskit dhe analiza e “Ekonomist”:

Çfarë tha Gruevski për “Doing Bussines”:  Çfarë shkroi “Ekonomist” për “Doing Bussines”:

Renditja e Maqedonisë në pozitën e 12 në raportin e Doing Business është sukses i ri për shtetin, vlerëson Nikolla Gruevski.

Ai theksoi se për shkak të klimës së mirë të biznesit dhe kushte e mira për menaxhim të biznesit, raporti e ka renditur Maqedoninë në vendin e 6-të për menaxhim të biznesit, ku në konkurrencë janë vendet më të zhvilluara në Evropë.

“Kjo konfirmon se jemi liderë në rajon, në Evropë dhe botë. Gjendemi para ekonomive të etabluara dhe shteteve në zhvillim. Para 24 vendeve- anëtare dhe larg para vendeve të rajonit. Renditja e lartë është rezultat i punës” deklaroi Gruevski.

Sa për krahasim, ai theksoi se në listë para 10 viteve kemi qenë në vendin e 94 ndërsa suksesi i tanishëm ka të bëjë me zbatimin e reformave për kushte më të mirë të punës për sektorin privat dhe krijimin e vendeve të punës.

Gruevski shtoi se Qeveria ka punuar vazhdimisht për ndërtimin e institucioneve moderne, miratimin e rregullativës moderne, uljen ligjore të burokracisë dhe thjeshtëzimin e procedurave.

“Maqedonia është vendi i dytë pas Zelandës së Re ku është më lehtë të hapet kompani. Për dy orë, me procedurë të thjeshtë dhe nuk duhet kapital dhe verifikim të dokumenteve nga noteri” shtoi ai.

Kryeministri foli edhe për normat e autorizuara të TVSH-së të shumë shërbimeve, mbajtjen e tatimeve më të ulëta dhe gjatë kohës së krizës.

“Më herët 43,5% nga profiti shkonte për tatim ndërsa tani kjo normë është për katër herë më e vogël. Në këtë mënyrë ngelin më shumë mjete likuide për kompanitë që më mirë din t’i shfrytëzojnë nga shteti” deklaroi Gruevski.

Procedurat për import dhe eksport gjithashtu sipas kryeministri janë lehtësuar ndërsa kjo është si rezultat i reformave të vazhdueshme në doganë dhe lirimin e shërbimeve doganore dhe shkurtimin e procedurave doganore.

Kryeministri theksoi se konfirmimi vjen nga institucioni relevant që ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kompanitë vendore, konsulentët dhe institucionet që e kanë matur gjendjen në terren.

Raporti sipas kryeministrit është sinjal i mirë për investitorët që e konsiderojnë relevant gjatë miratimit të vendimeve për investime.

Javorja prestigjioze ndërkombëtare “Ekonomist” me seli në Londër, me tirazh javor prej 1,5 milion ekzemplar në 7 kontinente, jep vërejtje serioze lidhur me renditjen e vendeve në raportin “Doing Bussines” të Bankës Botërore, duke shprehur shqetësim për shkak të disa mungesave të caktuara.

Ndryshe, një numër i madh i shteteve që janë në krye të listës e që kanë ngritje të madhe në listën e “Doing Bussines” në esencë janë të varfra”.

Që të kenë pozitë sa më të mirë në listë, këto shtete kanë prirje ndaj investimeve të drejtpërdrejta të huaja apo ndihma të ndryshme, që nëse bëhet pjesë e politikës së ndonjë qeverie të caktuar, nuk është mënyrë e sigurt për menaxhimin e ekonomisë nacionale.

Më pas, siç shkruan “Ekonomist” nuk merren parasysh elemente të rëndësishme të klimës së biznesit, siç janë siguria, korrupsioni, madhësia e tregut, stabiliteti financiar, infrastruktura dhe njohuritë.

Maqedonia sipas “Doing Bussines” është ndër venfet më pozitë më të lartë për nga lehtësia e menaxhimit të biznesit, duke përmirësuar renditjen prej vendit 31 vitin e kaluar në vendin e 30 në raportin e fundit, të publikuar më 29 tetor 2014-të.

“Treguesit për matje” për këtë listë janë të paplota. Dobësia e raportit sipas “Ekonomist” shihet edhe në atë nuk janë anketuar biznesmenët. Vendet e varfra kanë tendencë të kenë më shumë rregulla, por pengesë është se një pjesë e madhe e tyre s’mund të zbatohen. Ndërsa miratimi i rregullativës dhe ligjeve në përputhje me ato evropiane, të shpeshtën është kriteri kryesor sipas të cilit “Doing Bussines” i radhit shtetet.

“Kur rregullat e rreptë zbatohen nga shteti i dobët, kompanitë do të gjejnë mënyrë si të evitojnë linjën e kuqe” vlerëson “Ekonomist”.

Hendeku mes renditjes në listën e “Doing Bussines” dhe të ardhurat mesatare është i madh, siç ndodh në Maqedoni apo për shembull Ruandë, shkruan javorja.

Ruanda është e renditur dhjetë pozita më lartë se Italia edhe pse është një prej vendeve më të varfra në botë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.