fbpx

Gruevski në regjistrim: Nuk është në rregul diçka me mua, me ty, me Çingon, Zokin…

-

“Prej sot, nikoqir i projektit “E vërteta për Maqedoninë” është Kampi i lirisë. Paralajmëroj dhe deri më tani dëshmuam se me çfarë pushteti shkatërrues kemi të bëjmë. Por, nuk ndalemi derisa nuk i aftësojmë institucionet t’i ndërmarrin veprimet korruptuese të pushtetit. Tre dorëheqje nuk mjaftojnë. Për këtë, Gruevski, mos kërko viktima të reja. Kërkojmë dorëheqje nga bartësi i të gjithë veprimeve kriminale”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai në suazat e bombës së 34, publikoi audio materiale të reja me biseda të përgjuara. Në një prej tyre, Nikolla Gruevski me Mile Janakieskin flet për mënyrën se si ministri duhet të sillet ndaj investitorëve të huaj, kështu që Gruevski i mban leksion se si duhet të veproj dhe e krahason me zëvendës- kryeministrin, Vlladimir Peshevskin.

Gruevski i thotë se kompanitë më të mëdha kërkojnë vëmendje më të madhe. Janakieski i thotë se nuk mund të zbatohet diçka nëse është kundër ligjit. Kryeministri i shpjegon se ai duhet të jetë “deal oriented” e jo dikush të shkoj në burg. Kryeministri i tregon se me kompanitë e mëdha duhet “të luaj” që të arrihet marrëveshje e s’mund t’u thuhet “lëre ose merre”. Gruevski gjithashtu i thotë se investitorët më shumë janë të kënaqur kur takohen me Vlladon (Peshevskin) sesa me të dhe se s’mund të sillet kështu me lojtarët e mëdhenj dhe “t’i heq qafe për 5 minuta”. Ai i thotë se ata në shtëpi kanë jahte, shërbëtor dhe mund të bëjnë çmos dhe nuk durojnë dikush t’i heq qafe ashtu lehtë. Gruevski kërkon nga Janakieski që t’i ndryshoj veprimet sepse “nuk po ju shkon mirë me biznesmenët e mëdhenj”. Ai e këshillon ministrin që të sillet sikur në skiim, slalom të madh, shkon në të majtë dhe në të djathtë”.

“Nuk është në rregull diçka me mua, me ty, me Çingon, me Zokin, -thotë Gruevski në regjistrim.

Në regjistrimin e dytë që sot e publikoi Zaev, nga biseda mes Nikolla Gruevskit dhe Vllatko Çingoskit, kryeministri e pyet nëse ka kërkuar edhe më shumë para për ndonjë investim të vëllait të Gordana Jankulloskës. Flasin për atë se sa para duhet të jepen. Flitet për një shumë prej 950 (por nuk përmendet valuta). Çingoski thotë se nuk është e saktë se ka kërkuar para, por ka kërkuar dokument. Flasin për ofertën dhe për atë ku duhet të paguhet ajo dhe sa kushton saktë.

Në audio regjistrimin e radhës, Gruevski e pyet Janakieskin “për një objekt të kulturës” dhe pse të bëhet me partnerin publiko- privat. Kryeministri thotë se në shtet askush nuk ka arritur asgjë me partneritet publiko- privat. Ai i thotë ministrit se nëse ka nevojë do të shembet Teatri i dramës që të shitet trualli. Ai që do ta blej, thotë kryeministri, duhet të lë hapësirë për publik dhe qëllime tjera. Janakieski i thotë se s’kam mundësi kjo të bëhet sepse nuk kanë “truall të pastër”. Gruevski e pyet atë nëse problemi është politik dhe e pyet pse mendon ashtu. Janakieski i shpjegon se “nëse kultura e shemb objektin” mund të shkohet me shitjen e truallit ndërtimor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.